Golden Eagle Ylli “blindon” kapitenin, ia merr Pejës dy dyjet e saj
G

Golden Eagle Ylli “blindon” kapitenin, ia merr Pejës dy dyjet e saj

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin, Gëzim Morina.

Numri 6 i suharekasëve do të jetë pjesë e ekipit të qytetit të tij deri në vitin 2028.

Që në edicionin e parë kur Morina erdhi nga Sllovenia, me Yllin ka fituar katër trofe. Ligën e Parë Unike, Superkupën Mbarëkombëtare dhe dy tituj kampioni të Kosovës.

31 vjeçari është reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës.

Por, kjo nuk është e tëra nga skuadra therandase.

Gjatë të premtes është bërë e ditur se në “13 Qershori” janë transferuar edhe dy basketbollistë të Pejës, Lis Shoshi e Arian Qallaku.

Këto lëvizje janë sinjal i qartë se Golden Eagle Ylli në edicionin e ri hyn me ambicie shumë serioze.

TË FUNDIT