Golden Eagle Ylli kërkon fitoren e dytë, Peja barazimin
G

Golden Eagle Ylli kërkon fitoren e dytë, Peja barazimin

Seria e ndeshjeve të play-offit në basketbollin e Kosovës vazhdon sonte me gjysmëfinalen e dytë ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Pejës.

Garat e ‘play-off-it’ po bëhen gjithnjë më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra po bëjnë ‘luftë’ të zjarrtë në garën për titullin e kampionit.

Ndeshje e sotme mes Yllit dhe Pejës pritet të jetë me shumë rivalitet. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe janë në epërsi me 1:0. Vendasit synojnë të shënojnë fitoren e dytë dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër luhet të enjten mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për t’u shpallur kampion nevojiten po ashtu tri fitore.

Gjysmëfinalet
E mërkurë:
19:00 Golden Eagle Ylli – Peja
E enjte:
19:00 Sigal Prishtina – Trepça

TË FUNDIT