Goli më “qesharak” në Ligën e Kampionëve (VIDEO)
G

Goli më “qesharak” në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Portieri i Gironas ka përjetuar një nga mbrëmjet më të këqija në karrierën e tij. Paulo Gazzaniga është bërë shkaktar për humbjen e skuadrës së tij, e cila debutoi mbrëmë në Champions League përballë PSG-së. Në minutën e 90 të takimit, Nuno Mendesi godet një top nga një pozicion tejet i vështirë.

Një rast në dukje i parrezikshëm u kthye në shkaktarin e humbjes së Gironas. Në përpjekje për të marrë topin në kontroll, Gazzaniga bën një gafë fatale, teksa topi i kalon mes duarve e më pas edhe mes këmbëve, për t’u ndalur kështu në rrjetë. Portieri i klubit spanjoll i fali në këtë mënyrë fitoren PSG-së, duke i hequr mundësinë Gironas të largohej nga fusha me një rezultat historik.

TË FUNDIT