Granit Xhaka zbulon prapaskenat e transferimit te Sunderland
G

Granit Xhaka zbulon prapaskenat e transferimit te Sunderland

Granit Xhaka ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e transferimit të tij te Sunderland, në një intervistë pas debutimit mbresëlënës në fitoren 3:0 ndaj West Ham United.

Ai tregoi se kontakti i parë erdhi një natë para se të nisej për kampin stërvitor me Bayer Leverkusenin, kur mori një telefonatë të papritur nga pronari i Sunderlandit, Kyril Louis-Dreyfus.

Fillimisht mendoi se ishte një shaka, por më pas biseda me pronarin dhe drejtorin sportiv e bindi se oferta ishte serioze.

Xhaka tha se vendimi për t’u rikthyer në Angli lidhej me ndjenjën e veçantë që kishte për klubin dhe pasionin e njerëzve për futbollin atje.

Ai e përshkroi Sunderlandin si një klub me një histori të thellë, që po ringrihet nga e para – diçka që i kujtoi edhe sfidat e familjes së tij. Aktualisht, ai mban shiritin e kapitenit dhe është i bindur se ky kapitull i ri do t’i sjellë shumë vlera për të ardhmen.

TË FUNDIT