Grashtica 2024, gjithçka gati
G

Grashtica 2024, gjithçka gati

Pavarësisht temperaturave të larta dhe kohës për pushime, fundjava në Grashticë pritet të jetë interesante për dashamirët e automobilizmit, konkretisht atyre të disiplinës malore.

Është kjo gara e tretë e kampionatit të sivjetmë në këtë disiplinë, në të cilën “lufta” për pikë është e madhe, si në plasmanin e përgjithshëm, ashtu edhe në klasa.

Gazmend Demolli e Përparim Dushi do të jenë aty për ta “diskutuar” fituesin, por gjithsesi që edhe garuesit tjerë hyjnë me ambicie për rezultate sa më të mira.

Paraqitja në garë bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30, ndërsa pas procedurave tjera të zakonshme (kontrolli teknik, verifikimi i dokumentancionit, publikimi i listës startuese, brifingu me garues), vozitja e parë testuese fillon në orën 12:00, derisa 30 minuta pas përfundimit të saj fillon vozitja e dytë.

Edhe të dielën, aktiviteti nis në orën 09:30 me paraqitjen në garë dhe kontrollin teknik të jashtëzakonshëm, derisa gara zyrtarisht fillon në orën 12:00.

 

 

TË FUNDIT