Jack Grealish, anësori i majtë i Manchester City, ka dhënë një intervistë për talkSPORT, në të cilën ka folur edhe për Erling Haaland, sulmuesin që po thyen të gjitha rekordet. “Ai është thjesht i pabesueshëm, një ‘vrasës’. Këtë sezon ka shënuar 27 gola në Premier League, kishte paksa mungesë respekti ndaj tij, flitej sikur të mos ishte i mirë. Si është ai me temperament? Ne shkojmë shumë mirë, është një djalë i shkëlqyer. Është shumë i këndshëm ta kesh pranë”, ka thënë Grealish.

“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë ndonjë futbollist tjetër ta ketë etikën e tij të punës. Po kështu, është shumë strikt në rregullat e gjumit dhe rikuperimit. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, kjo tregon pse është kaq i suksesshëm”, ka shtuar futbollisti anglez.



