Atletja jonë, Gresa Bakraçi e ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo debutoi në Lojërat Olimpike, ku në disiplinën e 800 metrave ajo zuri vendin e fundit, respektivisht të tetin.
Bakraçi regjistroi kohën prej 2:13.29 e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta kualifikuar atë në gjysmëfinale.
Shumica e kundërshtareve të saja kishin shumica kohë nën dy minuta.




