Lajm i bujshëm nga Italia, Antoine Griezmann mund të transferohet në Serie A.
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid pas aventurës së dështuar te Barcelona.
Që nga rikthimi i tij në “Wanda Metropolitano”, Griezmann e ka gjetur formën e duhur duke realizuar 27 gola dhe 11 asistime në 54 ndeshje të luajtura.
Megjithatë, Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid, pasi ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Griezmann në afatin kalimtar të verës.
Francezi verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës me Atleticon dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.
Marotta beson se mund ta transferojë Griezmann verën e ardhshme për 10-15 milionë euro.



