Gruaja e Ecclestone vendos për (mos)rizgjedhjen e presidentit Ben Sulayem
G

Gruaja e Ecclestone vendos për (mos)rizgjedhjen e presidentit Ben Sulayem

Presidenti aktual i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, pritet të rizgjidhet për një mandat të dytë, pasi kandidatët e tjerë nuk mund të plotësojnë kushtet statutore.

Çdo kandidat duhet të paraqesë një listë me 7 nënkryetarë nga rajone të ndryshme, përfshirë një nga Amerika e Jugut. E vetmja kandidate e përshtatshme nga ky rajon është Fabiana Ecclestone, gruaja e Bernie Ecclestone, e cila tashmë është në listën e Ben Sulayem dhe nuk mund të jetë në asnjë listë tjetër.

Afati për aplikime është 24 tetor, ndërsa zgjedhjet mbahen në dhjetor në Uzbekistan. Kjo situatë i hap rrugën rizgjedhjes automatike të Ben Sulayem.

Ai ka qenë në krye të FIA që nga viti 2021 dhe është përballur me kritika për përplasjet me pilotët dhe stilin autoritar.

Disa figura të tjera kanë paralajmëruar kandidatura, por nuk kanë gjasa të garojnë për shkak të kufizimeve të statutit.

TË FUNDIT