Manchester City pësoi një humbje zhgënjyese 3-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëmë, duke lënë shumë pikëpyetje mbi paraqitjen e kampionëve në fuqi.
Pas përfundimit të takimit, sulmuesi norvegjez Erling Haaland nuk hezitoi të fliste hapur për rezultatin negativ, duke marrë përgjegjësi personale, por njëkohësisht duke përmendur edhe disa nga shokët e tij të skuadrës si bashkëfajtorë për humbjen.
Në një intervistë për TNT Sports, Haaland pranoi se dështimi për të shënuar ishte pjesë e problemit, ndërsa theksoi se lojtarët me përvojë duhet të mbajnë barrën kryesore në momente të tilla.
“Marr përgjegjësi të plotë. Jam fajtor së bashku me Rodrin, Gigi Donnarumman dhe Tijjani Reijndersin. Ne jemi lojtarë me përvojë dhe duhet të marrim më shumë përgjegjësi”, u shpreh Haaland.
Sulmuesi i Cityt shtoi se paraqitja e skuadrës nuk ishte në nivelin e duhur për një klub të përmasave të Manchester Cityt.
“Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë. Ne jemi Manchester City, nuk mund të mos fitojmë. Nuk duhet të jetë kështu”, deklaroi ai.
Në fund, Haaland u kërkoi falje tifozëve për humbjen, duke shprehur keqardhje të veçantë për ata që udhëtuan për të mbështetur skuadrën.
“Është përgjegjësia ime që nuk shënojmë mjaftueshëm gola. Mund t’u kërkoj falje vetëm çdo tifozi të Manchester Cityt, veçanërisht atyre që erdhën për të na mbështetur. Është për të ardhur keq ajo që kemi bërë për ta dhe më vjen shumë keq”, përfundoi norvegjezi. / AutoPortali



