Haaland hyn në histori edhe me një të arritur tjetër
H

Haaland hyn në histori edhe me një të arritur tjetër

Erling Haaland festoi golin e tij të 100-të me fanellën e Manchester Cityt në ndeshjen e madhe në stadiumin “Etihad” kundër Arsenalit, një moment historik i arritur në vetëm 107 paraqitje.

Kundër “Topçinjve” u deshën vetëm nëntë minuta që “Qytetarët” të festonin. ‘Killeri’ norvegjez Haaland  shënoi për 1-0.

Për Arsenalin do të shënonin Calafiori (22’) dhe Gabriel (45’+1), ndërsa Stones (90’+8) e vendosi rezultatin përfundimar 2-2.

TË FUNDIT