Haaland “trazon ujërat” me deklaratën e fundit
H

Haaland “trazon ujërat” me deklaratën e fundit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haland, i ka thënë disa fjalë që kanë bërë shumë bujë në vendlindjen e tij, Norvegji.

Ai është duke kaluar një stinor të shkëlqyeshëm me Cityn dhe në 34 ndeshje ka shënuar 29 gola.

Megjithatë, të luash për Norvegjinë, e cila nuk do të jetë pjesëmarrëse e Evropianit, është shumë më ndryshe.

Haaland duket se është grumbulluar me Kombëtaren e Norvegjisë vetëm sa për formalitet.

“Nuk është problem vetëm numri i madh i ndeshjeve, por edhe cilësia. Me kohë, cilësia bie. Nuk mund të kesh pritje që të luash në 70 ndeshje dhe në të gjitha të vraposh mbi 10 kilometra. Do të ketë edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Çfarë të bëj? Vetëm duhet të shikoj orarin e ndeshjeve”.

Norvegjia është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore me Çekinë dhe Sllovakinë.

“Është mirë të  luash për kombëtaren, por është krejt ndryshe të luash kundër Arsenalit në fundjavën e ardhshme sesa kundër Çekisë. Nuk dua të gënjej, është dallim i madh. Çfarë të bëjmë, ka shumë ndeshje në calendar”, ka thënë Haaland.

TË FUNDIT