Haaland u shfaq në stërvitje me një Ferrari 600.000 eurosh, që arrin 310 km/h! Nuk është i kuq! (FOTO)
H

Haaland u shfaq në stërvitje me një Ferrari 600.000 eurosh, që arrin 310 km/h! Nuk është i kuq! (FOTO)

Erling Haaland vazhdon ta jetojë jetën në maksimum edhe pas paraqitjeve fantastike në Kupën e Botës. Superylli norvegjez iu rikthye detyrimeve me klubin në një mënyrë që të lë pa frymë. Në stërvitjen e parë të Manchester Cityt u shfaq me një Ferrari të gjelbër, me vlerë mbi 600.000 euro.

Haaland mbërriti me një SUV tërheqës, Ferrari Purosangue, një makinë që nën kapak ka plot 715 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej më shumë se 310 km/h.

I njohur si një adhurues i madh i makinave, norvegjezi me këtë blerje vetëm sa e pasuroi koleksionin e tij tashmë mbresëlënës, ku më parë përfshiheshin edhe një Rolls-Royce Cullinan me vlerë rreth 350.000 euro dhe një Aston Martin DBX 707, i vlerësuar rreth 400.000 euro.

Kjo nuk është aspak çudi, pasi në Angli ai fiton rreth gjysmë milioni euro në javë vetëm nga futbolli.

Mbërritja spektakolare e Haalandit në kamp ishte një përfundim ideal i pushimeve të tij verore, të mbushura me ngjarje. Sulmuesi norvegjez kishte pasur më parë një paraqitje fantastike në Kupën e Botës ku në pesë ndeshje shënoi plot shtatë gola, duke u shndërruar përfundimisht në një ikonë globale edhe përtej oqeanit.

Pas angazhimeve me kombëtaren, sulmuesi i fuqishëm u nis me të fejuarën e tij, Isabel Haugseng Johansen, drejt Saint-Tropez në Francë, ku shijuan pushimet në një jaht luksoz.

Më pas, rruga e çoi në Itali, ku mori pjesë në dasmën e shokut të tij të skuadrës, Gianluigi Donnarumma. Pushimet verore i përmbylli me pjesëmarrjen në një sfilatë prestigjioze të Dolce & Gabbana, ku pozoi krah për krah me legjendën e basketbollit Michael Jordan.

Futbollistët e Manchester Cityt tani i janë rikthyer detyrimeve në fushë nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca. Testi i parë zyrtar i pret të dielën kundër Arsenalit në Community Shield, ndërsa sezonin e Premier League e nisin më 23 gusht, kundër Bournemouthit.

Haaland nuk ishte i vetmi që mbërriti në stërvitje me një makinë luksoze. Një Ferrari të ngjashëm bleu edhe Antoine Semenyo, ndërsa Rayan Cherki tërhoqi vëmendjen me një Audi RS6 të modifikuar, me vlerë 300.000 euro.

Elliot Anderson zgjodhi një Porsche GT3, me vlerë rreth 250.000 euro, ndërsa i sapomartuari Donnarumma mbërriti në stilin e Tony Sopranos, me një Cadillac Escalade gjigant prej 150.000 eurosh.

Më modest ishte kroati Mateo Kovacic, i cili erdhi me një Mini të vogël me vlerë “vetëm” 30.000 euro.

TË FUNDIT