Hakimi “kërcënon” Barcelonën
H

Hakimi “kërcënon” Barcelonën

Barcelona dhe Paris Saint Germain do të përballen sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit në ndeshje e parë në “Parc de Princes” kanë fituar me rezultat 3:2 dhe tani kërkojnë të mos mposhten para adhuruesve të vet për të kaluar tutje.

Për PSG-në në fushë rikthehet mbrojtësi maroken Achraf Hakimi, i cili ndeshjen e parë nuk luajti shkaku i suspendimit me kartonë.

Hakimi ka thënë se në Barcelonë janë për të fituar dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar. Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren”, tha Hakimi.

Tutje mbrojtësi maroken ka deklaruar se Mbappe është shumë i motivuar dhe i gjithë ekipi dëshiron ta ndryshojë rezultatin.

“Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë”, tha Hakimi.

 

TË FUNDIT