Hamilton gati për një aventurë jashtë Formula 1
H

Hamilton gati për një aventurë jashtë Formula 1

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, është pranë kalimit si protagonist edhe në kampionatin e Moto GP.   Kampioni i shtatëfishtë i botës në Formula 1 e ka pranuar gjithnjë se është i apasionuar pas garave të motoçiklizmit, aq sa ke vendosur të bëjë një hap të madh.

Sipas mediave italiane, piloti i ardhshëm i Ferrarit është në bisedime me Gresini Racing për të blerë “ekipin  satelit” të motorit Ducati në MotoGP.

Thashethemet u publikuan së fundit nga revista “The Race”, sipas të cilit Hamilton ka shprehur interes për të blerë ekipin Ducati Gresini Racing nga shefja aktuale e ekipit Nadia Padovani.

Madje një anëtar i rrethit të ngushtë të pilotit të Formula 1 ka deklaruar se përfaqësuesit ligjorë të Hamilton po vlerësojnë qëndrueshmërinë komerciale të marrjes së ekipit. Ata kanë qenë fundjavën e fundit në Assen, ku u zhvillua gara e fundit e Moto GP, për bisedime me pronarët aktuale.

Pilotët aktualë të skuadrës italiane të motoçiklizmit janë vëllezërit Marc dhe Aleix Marquez. Pak kohë më parë, pronarët e Formula 1, Liberty Media, blenë kuotat e Moto GP, duke u bërë pronarët e rinj të kategorisë më të rëndësishme të dyrrotakëve.

Në rast se ndodh edhe kjo blerje e Ducati Gresini nga Lewis Hamilton, jemi pranë një momenti historik në këtë sport, me Formula 1 që shtrin gjithnjë e më shumë “khtetrat” e saj në Moto GP.

TË FUNDIT