Hamilton i bën një “premtim” liderit të kampionatit
H

Hamilton i bën një “premtim” liderit të kampionatit

Lewis Hamilton e paralajmëroi Kimi Antonellin se është i gatshëm ta “ndjekë deri në fund të vitit”, pasi është bërë rivali më i afërt i talentit italian në garën për titullin e Formula 1.

Antonelli, vetëm 19 vjeç e nëntë muaj, zhvilloi edhe një paraqitje të jashtëzakonshme të dielën dhe e tejkaloi Hamiltonin si fituesi më i ri në histori i Monaco Grand Prix. Gara përfundoi në mënyrë dramatike pas dy daljeve të makinës së sigurisë, një flamuri të kuq për riparimin e pistës dhe gjashtë dënimeve për tejkalim shpejtësie në bokse.

Hamilton e mbylli garën në vendin e dytë, pas Antonellit, për të dytën garë radhazi.

“Nuk mund ta besoj që jam i dyti në kampionat. Është ende herët në sezon dhe duhet të vazhdojmë të ndjekim liderin. Në fakt, është më e lehtë të ndjekësh sesa të mbrosh pozicionin. Këta djem janë shumë të shpejtë, por ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara, do të vazhdojmë të ndjekim dhe nuk kam asnjë dyshim se në një moment do ta arrijmë fitoren e parë për Ferrarin”, tha britaniku.

Ai shtoi: “Kimi po bën një punë fenomenale. Por kjo vetëm më motivon të përmirësohem dhe i motivon edhe të tjerët të përmirësohen. Do të bëj gjithçka që mundem për ta arritur këtë deri në fund të vitit”.

Ndërkohë, Kim Kardashian bëri “debutimin në paddock” si e dashura e Hamiltonit. Mbërritja e saj, 50 minuta para nisjes së garës, shkaktoi shumë vëmendje. Ajo pozoi për fotografët pranë Ferrarit të Hamiltonit para se ai të drejtohej drejt vijës së startit.

Lewis Hamilton Blows Kiss to Kim Kardashian at F1 Monaco Grand Prix

Më pas, piloti britanik i dërgoi një puthje, ndërsa ajo e shikonte teksa merrte trofeun për vendin e dytë.

“Është e jashtëzakonshme që erdhi këtë fundjavë dhe që kam këtë mbështetje. Është e mrekullueshme të kesh njerëz të mirë pranë vetes, njerëz që të mbështesin, dhe ajo e bën këtë për mua çdo ditë,” tha Hamilton, duke folur për herë të parë publikisht për lidhjen e tij me yllin amerikan të reality show-ve.

TË FUNDIT