Hamilton ka marrë vendimin “më të vështirë” në jetën e tij
H

Hamilton ka marrë vendimin “më të vështirë” në jetën e tij

Qeni i dashur i Lewis Hamiltonit, Roscoe, nuk është zgjuar nga koma në të cilën ishte futur artificialisht për shkak të një pneumonie të përsëritur. Lajmin e trishtuar e bëri të ditur vetë Hamilton përmes profilit të tij në Instagram, duke treguar se qeni i tij ndërroi jetë në krahët e tij mbrëmë vonë.

Pas katër ditësh në aparatet e jetës artificiale, teksa luftonte me gjithë forcën që kishte, duhej të merrja vendimin më të vështirë në jetën time dhe t’i thosha lamtumirë Roscoe-t. Nuk reshti së luftuari deri në fundin e fundit. Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe i nderuar që kam ndarë jetën time me një shpirt kaq të mrekullueshëm, një engjëll dhe mik i vërtetë. Ta sjellja Roscoe-n në jetën time ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë dhe përjetësisht do të ruaj kujtimet që kemi krijuar bashkë”.

“Edhe pse kam humbur edhe Koko-n më parë, kurrë më parë nuk jam përballur me vendimin për të eutanizuar një qen, edhe pse e di që nëna ime dhe shumë nga miqtë e mi të afërt e kanë kaluar këtë. Është një nga përvojat më të vështira dhe ndiej një lidhje të thellë me të gjithë ata që kanë humbur një kafshë të dashur. Edhe pse ishte jashtëzakonisht e vështirë, ta kisha në jetën time ishte një nga pjesët më të bukura të saj, të duash aq fort dhe të jesh i dashur në të njëjtën mënyrë”.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që i keni dhënë Roscoe-t ndër vite. Ishte diçka e veçantë të dëshmoje gjithë këtë”, ka shkruar Hamilton.

TË FUNDIT