Hansi Flick krenar me Barcelonën e tij
H

Hansi Flick krenar me Barcelonën e tij

Barcelona ka shënuar një tjetër fitore ndaj Real Madridit këtë edicion, kësaj radhe duke e mposhtur me rezultat 5-2.

Hansi Flick e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Barcelona në El Clasico, pasi në dy ndeshje ka marrë dy fitore dhe ka dominuar totalisht rivalin më të madh të katalunasve.

Trajneri gjerman ka folur pas triumfit në finalen e Superkupës, duke thënë se është krenar për ekipin që ai drejton.

“Jam shumë krenar për ekipin tim. Ne duhet të mësojmë nga çdo ndeshje, të analizojmë gjithçka. Ka disa gjëra që mund t’i përmirësojmë”, tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe për sfidën me të cilën u përball Barcelona pas përjashtimit të Szczęsnyt me karton të kuq.

“Kur Szczesny u përjashtua, nuk ishte e lehtë, por falë ekipit, unë jam shumë krenar për mbrojtjen që bëri punë të shkëlqyer”.

“Ndeshja që luajtëm në ‘Santiago Bernabeu’ na dha besim se mund ta fitojmë këtë lloj loje dhe e treguam këtë duke reaguar pavarësisht se ata shënuan të parët”, përfundoi trajneri gjerman.

TË FUNDIT