Henry i thotë disa fjalë për Matts Hummels
H

Henry i thotë disa fjalë për Matts Hummels

Borussia Dortmund u kualifikua në finalen e Champions League pas fitore 1-0 kundër PSG, ndërsa me të njëjtin rezultat pati fituar edhe në ndeshjen e parë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Matts Hummels. Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi, Thierry Henry ka vlerësuar së tepërmi mbrojtësin e Dortmundit.

“Dua të përmend një njeri sot, Matts Hummels. Kur u largua nga Bayern Munchen, shumë thanë: ‘I mbaroi karriera, kaq ishte’. Por ai ka konkurruar me sulmuesit më të mirë në botë në këtë sezon dhe i ka hedhur përtokë. Ka shënuar gola kaq shumë të rëndësishëm dhe dua t’i jap shumë merita këtij njeriu”, tha Henry.

TË FUNDIT