Henry zbulon pengun që i ka mbetur në karrierën e tij
H

Henry zbulon pengun që i ka mbetur në karrierën e tij

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry, ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij, por keqardhja e tij më e madhe ishte humbja e Lojërave Olimpike. Ikona e futbollit, 46-vjeç, fitoi Kupën e Botës në 1998 dhe Evropianin dy vjet më vonë me Francën.

Në nivel klubesh, ai fitoi Champions League me Barcelonën, si dhe dy Premier League dhe dy FA Cup me Arsenalin.

Por, ai thotë se mos përfaqësimi i vendit të tij në nivelin olimpik në Lojërat e Sidneit 2000 ende e bezdis atë.

Henry do të drejtojë skuadrën e meshkujve U-23 këtë verë në vendlindjen e tij dhe mund të zgjedhë super yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe si një nga tre lojtarët mbi moshën 23.

“Brezi im pati mundësinë të luante në Lojërat Olimpike. Ne nuk u kualifikuam sepse u eliminuam nga një skuadër italiane që kishte gjithashtu një brez lojtarësh të mëdhenj. Dhe kjo është diçka që më ka mbetur gjithmonë në fyt”, ka thënë Henry.

“Po, kam përjetuar disa gjëra të shkëlqyera pas kësaj, por këtë nuk e kam harruar. Nuk e dija që një ditë do ta gjeja veten në krye të një ekipi që kishte mundësinë të fitonte një titull të mrekullueshëm në vendlindje”, ka shtuar ish-sulmuesi i Arsenalit.

“Është çmenduri të mendosh se, 26 vjet më vonë pas Kupës së Botës, jam në një situatë si kjo”, është shprehur Henry.

TË FUNDIT