Heung-min Son zyrtarizohet te skuadra amerikane
H

Heung-min Son zyrtarizohet te skuadra amerikane

Los Angeles FC ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit korean Son Heung-Min nga Tottenham Hotspur për 22 milionë euro.

Pas një dekade të suksesshme në Premier League me 173 gola dhe 101 asiste, Son u bë asiati i parë që fitoi Këpucën e Artë në sezonin 2021–22, transmeton AutoPortali.

Ai konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj aziatikë të të gjitha kohërave.

“Son është një ikonë globale që përfaqëson vlerat tona,” u shpreh bashkëpresidenti i LAFC, John Thorrington.

Sulmuesi korean i bashkohet një skuadre të pasur me yje si Carlos Vela, Olivier Giroud, Giorgio Chiellini dhe ish-lojtarët e Spurs, Gareth Bale dhe Hugo Lloris.

“Jam krenar që jam pjesë e LAFC. Jam këtu për të fituar trofe dhe për të dhënë maksimumin,” deklaroi Son.

TË FUNDIT