Holanda ka fituar me përmbysje (2-1) ndaj Turqisë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të EURO 2024.
Pjesa e parë ishte më kërkuese për turqit, të cilët shënuan në minutën e 35-të me anë të Akaydin. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte histori krejt tjetër.
Trajneri Koeman bëri menjëherë zëvendësim, duke hedhur në fushë qëndërsulmuesin Wout Weghorst.
Tashmë Holanda kishte një pikë referimi në sulm, topat krosoheshin më së shumti drejt tij.
Inkursionet e tij janë të rrezikshme, sjellin pështjellim te kundërshtari, derisa doli në dritë goli i barazimin në minutën e 70-të.
Krosimi në këndi e gjeti të zbuluar mbrojtësin holandez, i cili ngrihet në ajër dhe godet një “penallti me kokë”, duke barazpeshuar rezultatin.
Goditje psikologjike për Turqinë, që kishte shfaqur tashmë edhe shenja lodhjeje fizike.
Portokallinjtë shfrytëzojnë momentin e mirë psikologjik dhe e spostojnë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, në kërkim të golit të dytë dhe të epërsisë.
Në minutën e 76-të, Muldur ndihmon përmbysjen e madhe të portokallinjve, teksa shënon gol në portën e vet. Ky moment i lë të shokuar turqit, të cilët kishin dhënë gjithçka, duke shpresuar te kualifikimi në gjysmëfinale.
Megjithatë, pas minutës së 70-të, Holanda ishte zotëruese e fushës së blertë, shënoi dy gola, duke u kualifikuar më tej në këtë Evropian.
Në gjysmëfinale, kombëtarja e drejtuar nga Ronald Koeman do të sfidojë Anglinë.
.



