Horner fiton miliona euro pas aferës për “ngacmim” seksual
H

Horner fiton miliona euro pas aferës për “ngacmim” seksual

Skandali për ngacmim seksual që tronditi botën e Formula 1 në fundin e vitit 2024, duket se është mbyllur me një marrëveshje me miliona euro. Kjo duket se shënon fundin e një çështjeje që shpërtheu në shkurt të vitit 2024, gjatë testeve parasezonale të Formula 1 në Bahrein, dhe që tronditi botën e garave.

Madje, gazetarët e akredituar nga FIA për sezonin e F1 morën “e-mail”-e anonime që përmbanin mesazhe dhe foto të Christian Hornerit, qindra të tilla, me të cilat ai dyshohej se kishte ushtruar presion ndaj asistentes së tij personale te Red Bulli, Fiona Hewitson. Këto mesazhe ishin arsyeja e një hetimi të brendshëm për “sjellje të papërshtatshme”, ku më pas Horner u shpall i pafajshëm, por çështja nuk u mbyll plotësisht.

Pas hetimit, Hewitson u shkarkua nga pozicioni i saj te Red Bulli, gjë që e shtyu atë të padisë ligjërisht kompaninë në Gjykatën e Punës në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë, sipas gazetës “De Telegraaf”, “është bërë e qartë se është arritur një marrëveshje dhe padia e ngritur nga zonja në lidhje me rastin Horner është tërhequr.

Nëse rasti do të vazhdonte, e gjithë historia mes tyre, përfshirë edhe të gjitha bisedat telefonike me Hornerin, do të dilnin në pah gjatë gjyqit. Me pak fjalë, gjithçka do të zbulohej publikisht”, shkruan gazetari Erik van Haren, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Red Bull dhe familjen Verstappen.

“Shuma e saktë e marrëveshjes nuk dihet, por besohet të jetë disa miliona euro. Duhet theksuar se edhe zonja Hewitson, e cila tani punon për Cadillac, ka paguar shuma të konsiderueshme për shpenzime ligjore gjatë viteve”, thuhet në artikull.

Horner thuhet se ka bërë pagesën ndaj ish-asistentes vetëm dy javë pasi mori një kompensim 60 milionë euro për largim nga Red Bulli. Raportohet se britaniku ka hequr dorë nga 15 milionë euro nga totali prej 75 milionësh, në këmbim të së drejtës për të punuar me një ekip tjetër të F1 nga viti 2026.

Sipas deklaratave në konferencën e drejtorëve të ekipeve në Çmimin e Madh të Singaporit, pas 20 viteve në radhët e Red Bullit, Kristian Horner tashmë ka nisur kontakte me thuajse të gjitha skuadrat për të shqyrtuar mundësitë e punësimit. Megjithatë, duke qenë se Fiona Hewitson tani punon për Cadillac, nuk duket e mundur që kjo të jetë skuadra e re e Horner… ose ndoshta po, tashmë që çështja u mbyll me disa miliona në llogarinë bankare…

TË FUNDIT