Humb jetën këmbësori që u godit nga një veturë javën e kaluar në Pejë
H

Humb jetën këmbësori që u godit nga një veturë javën e kaluar në Pejë

Këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në aksident.

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se më 2 korrik mjekët kanë njoftuar policinë se viktima ka ndërruar jetë, përcjell AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

TË FUNDIT