Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj duket po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Lazios.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Hysaj pritet të largohet nga skuadra romake në verë dhe tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij.
Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te Lazio nga Napoli. Me ardhjen e trajnerit kroat Igor Tudor në krye të Lazios, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do t’i ketë minutat e limituara dhe për këtë arsye do të largohet.

Megjithatë, Lazio po kërkon të paktën tre milionë euro për kartonin e Hysajt, duke pasur parasysh se mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.



