Duke pasur parasysh prezencen e shpeshtë të gjarpërinjve, IKSHPK-ja ka dhënë disa rekomandime se si mund të të mbrohemi nga ta, përcjell AutoPortali.
Instituti ka rekomanduar që të shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara, ndërsa të mbani edhe oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër, duke i hequr gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret.
Sipas IKSHPK-së, shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga nepërka, i njohur si gjarpri më helmues në Evropë, mund të jetë shumë i rrezikshëm
Njoftimi i plotë i saj:
MBROHUNI NGA KAFSHIMET E GJARPËRINJVE!
Qëndroni të sigurtë gjatë kohës sa shijoni natyrën!
KU NDODHEN GJARPËRINJTË?
• Në vende të thata dhe shkëmbore
• Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
• Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore
KUR JANË AKTIVË?
• Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
• Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
• Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëhere gjarpëri sulmon njeriun!
SI TË MBROHEMI:
• Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
• Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin
• Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
• Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen
• Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë
KUJDES:
NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore
KUJDES:



