Incident i tmerrshëm – gara u ndërpre (VIDEO)
I

Incident i tmerrshëm – gara u ndërpre (VIDEO)

Piloti i NASCAR-it, Zane Smith, ishte pjesëmarrës në një incident të tmerrshëm gjatë garës në Kansas.

Zane Smith, piloti i makinës së gjelbër Ford Mustang të ekipit “Front Row Motorsports” me numrin 38, pësoi një incident të tmerrshëm gjatë garës së NASCAR-it në Kansas (Kansas Speedway).

Pas një kontakti me John Hunter Nemechek, Ford-i i gjelbër i Smith humbi balancën dhe më pas ndodhi edhe një kontakt tjetër i pavullnetshëm, që çoi Smith-in drejt murit.

Makina e tij, në shpejtësi të plotë, u kthye anash dhe vazhdoi të rrëshqasë buzë pistës, përgjatë murit, derisa humbi traksionin dhe u përmbys dy herë në pistë.

Pas këtij incidenti të rëndë u valvitën flamujt e kuq dhe gara u ndërpre vetëm dy xhiro para “ndërprerjes” dhe rifillimit.

TË FUNDIT