Inter rrëzon nga “roni” Manchester Cityn pas 600 ditësh
I

Inter rrëzon nga “roni” Manchester Cityn pas 600 ditësh

Kush janë skuadrat më të mira të futbollit botëror? Një pyetje e zakonshme që bëhet vazhdimisht, por që nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përgjigjur. Sigurisht preferencat vecojnë skuadrat, por statistikat na japin një panoramë më të qartë.

Opta Power Rankings është një sistem global i renditjes së ekipeve që cakton një rezultat aftësie për mbi 13,000 ekipe të futbollit në një shkallë nga 0 deri në 100.

Interi është skuadra që momentalisht ka kuotën më të lartë të pikëve duke kryesuar këtë renditje, madje duke kaluar Liverpool dhe Manchester City, duke lënë mënjanë ekipe si Real dhe Barcelona.

Kjo është një renditje që rifreskohet çdo ditë dhe kalimi i Inter në vendin e parë është një lajm i madh pasi për thuajse 2 vjet, ose saktësisht 600 ditë me radhë, klasifikimi kryesohej nga Manchester City.

Anglezët kanë humbur disa ndeshje, ndërsa Inter ka fituar disa të tjera radhazi dhe kjo ka bërë që italianët të ngjiten në vendin e parë.

Tashmë duhet pritur se sa kohë do të mundet ekipi i Inzaghi të qëndrojë në këtë pozicion.

TË FUNDIT