FIA ka bërë të ditur se më shumë se 10 tunerë (kompani) kanë shprehur interes për rregulloret e reja teknike të WRC, që do të hyjnë në fuqi në vitin 2027, me synimin rritjen e numrit të konstruktorëve në kampionat.
Rregulloret e reja 10-vjeçare parashikojnë makina më të përballueshme, me tavan kostoje 345 mijë euro, rreth 300 kuaj fuqi, shasi space-frame dhe përdorim të disa komponentëve Rally2. Fillimisht do të lejohen vetëm motorë me djegie të brendshme.
Project Rally One është tuneri i parë që ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen, ndërsa Toyota mbetet prodhuesi i vetëm tradicional i angazhuar deri tani. FIA pret që edhe tunerë të tjerë të konfirmohen së shpejti dhe beson se interesi i madh është një hap pozitiv për të ardhmen e WRC.



