Inzaghi arrin shifrën “magjike”
I

Inzaghi arrin shifrën “magjike”

Fitorja e Interit ndaj Empolit me shifrat 2:0, me golat e Dimarco dhe Sanchez, e riktheu Interin në +14 pikë diferencë nga vendi i dytë që ndodhet Milan. Në atë që ishte ndeshja e 150 në bankinën e Interit, Simone Inzaghi arriti fitoren numër 100 me klubin zikaltër në të gjitha garat.

Një fakt vërtet historik për tekniku italian, pasi janë vetëm katër trajnerë që kanë arritur 100 fitore si trajner të klubit zikaltër që nga lindja e Serie A.

Para Inzaghit është Helenio Herrera me 205 fitore, Roberto Mancini me 176 dhe Giovanni Trapattoni me 124 fitore.

TË FUNDIT