“Kush e përfundon garën, ai do ta fitojë Çmimin e Madh të Spanjës!” Kjo është pak a shumë atmosfera në rrjetet sociale para garës së parë të Formula 1 në rrugët e Madridit. Gara zhvillohet të dielën në orën 15:00, në një pistë që është e panjohur për të gjithë pilotët.
Pas më shumë se 40 vitesh, Madridi rikthehet në skenën e automobilizmit, këtë herë si nikoqir i një gare të Formula 1. Pista e re, e quajtur Madring, ka plot 22 kthesa, pjesë të ngushta dhe barriera betoni, duke lënë shumë pak hapësirë për gabime.
Bolidi virtual për pak u përplas me murin
Një simulim zyrtar i pistës ka shqetësuar tifozët. Gjatë vetëm një xhiroje, bolidi virtual për pak u përplas pesë herë me barrierat mbrojtëse.
Ndryshe nga pistat tradicionale, Madring është një pistë urbane ku nuk ka zona të mëdha për dalje nga pista. Çdo gabim mund të përfundojë menjëherë me përplasje dhe flamuj të kuq.
Pista është gjithashtu shumë teknike, me shikana të shpejta, kalime të ngushta dhe një kthesë të veçantë me pjerrësi. Piloti kolumbian Juan Pablo Montoya paralajmëroi: “Madridi do t’i ndajë djemtë nga burrat.”
🏎️🇪🇸 FÓRMULA 1 2026 | PRÓXIMA PARADA: MADRID
España vuelve a sentir de cerca el Gran Circo de la Fórmula 1. Madrid se prepara para recibir a la F1 con MADRING, un espectacular circuito híbrido que combinará zonas urbanas y permanentes.
📍 Una pista integrada en la ciudad y muy…
— LokoSport_ESP (@lokoSport_ESP) September 8, 2026
Asnjë pilot nuk ka garuar më parë këtu
Një tjetër arsye për shqetësim është fakti se asnjëri nga 22 pilotët e Formula 1 nuk ka garuar më parë në këtë pistë. Të gjithë nisen nga zeroja dhe pritet që gabimet të jenë të shumta.
Gjatë vetëm dy ditëve të provave të Formula 3 në Madrid u regjistruan 13 flamuj të kuq, duke shtuar frikën se edhe gara e Formula 1 mund të ketë shumë ndërprerje.
Përveç sfidës së pistës, pritet edhe një betejë e ashpër mes Kimi Antonellit dhe George Russell te Mercedes, rivaliteti mes Hamilton dhe Leclerc te Ferrari, si dhe lufta e Max Verstappen me pjesën tjetër të pilotëve.
Me gjithë këto faktorë, Madridi premton një nga garat më të paparashikueshme dhe më dramatike të sezonit.



