Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale në Euroligë
J

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale në Euroligë

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Euroligës në basketboll, duke përcaktuar kiatër skuadrat më të mira që do të luajnë në “final four”.

Pas Real Madrid, që ishte kualifikuar më herët (3-0 me ndeshje ndaj Baskonia), tri skuadrat e tjera dolën pas ndeshjeve të pesta.

Surpriza më e madhe është eliminimi i Barcelonës, që u mund 63-29 në takimin e pestë në fushën e tij nga Olympiacos. Një ndeshje madhështore e ekipit grek, që eliminon katalanasit, duke fituar 3-2 me ndeshje.

Po 3-2 fitojnë me ndeshje edhe Panathinaikos e Fenerbahce. Skuadra greke fitoi 81-72 ndaj Maccabi në çerekfinalen e pestë, ndërsa turqit mundën jashtë fushe në sekondën e fundit 80-79 Monaco.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste, që do të luhen në Berlin më 24 maj. Sfida e parë është Panathinaikos-Fenerbahce dhe Real Madrid-Olympiacos. Finalja e madhe luhet po në Berlin më 26 maj.

Çerekfinalet:
Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv 81-72 (3-2)
Real Madrid – Baskonia Gasteiz (3-0)
Monaco – Fenerbahce, 79-80 (2-3)
Barcelona – Olympiacos 59-63 (2-3)

Gjysmëfinalet:Fenerbahce – Panathinaikos 24 maj
Real Madrid – Olympiacos, 24 maj

TË FUNDIT