Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare, Jasir Asani është gati për një rikthm të madh në Evropë, pasi pritet të largohet, nga koreanët e Gwangju. 29-vjeçari nga Shkupi tashmë “biletën” e tij.
Sipas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, Asani do të transferohet në LaLiga, aty ku e pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle dhe bordi i këtyre të fundit e pëlqen jo pak stilin e lojës, të “Legjionarit” të cilit ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.



