Jenson Button merr vendim për karrierën e tij
J

Jenson Button merr vendim për karrierën e tij

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Jenson Button, ka njoftuar se do të largohet nga Kampionati Botëror i Garave të Qëndrueshmërisë (WEC) në fund të vitit 2025 dhe nuk do të garojë më në mënyrë profesionale.

Button theksoi se nuk ka interes të rikthehet në 24 Orët e Le Mans për një pjesëmarrje të vetme, duke përmendur kompleksitetin e veturave të klasës Hypercar dhe nevojën për përfshirje të plotë gjatë gjithë sezonit.

Pas daljes nga skena garuese, britaniku 45-vjeçar do të fokusohet te garat historike me vetura klasike, një pasion që e ka ndjekur në vitet e fundit. Flota e tij përfshin makina ikonike si Jaguar C-type, E-type dhe një Alfa Romeo GT Junior.

Button nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi të mundshëm në NASCAR, ku garoi në vitin 2023, por theksoi se çdo angazhim i ardhshëm do të jetë “vetëm për qejf”.

TË FUNDIT