Lewis Hamilton po kalon një sezon të vështirë me Ferrari në vitin e tij të parë, pa asnjë podium në 18 gara. Ndër momentet pozitive janë fitorja në sprintin e Kinës dhe disa vende të katërta.
Megjithë, përmirësimet te Ferrari pas pushimit veror, Hamilton pranon se makina SF-25 ende nuk i jep ndjesinë e plotë të sigurisë dhe kërkon më shumë agresivitet në stilin e tij.
Sipas kampionit të botës në 2009, Jenson Button, rregulloret e reja të vitit 2026 do të jenë vendimtare për të ardhmen e Hamilton në F1. Ai beson se ky ndryshim do të tregojë nëse Hamilton do të rikthehet në kulmin e tij, apo do të mendojë të largohet nga sporti në moshën 41-vjeçare.
“Ose do të shohim një Lewis në formën më të mirë, ose një Lewis që mund të pensionohet”, tha Button për Sky Sports.




