Valdet Kaçandolli pati një fundjavë fantastike në Itali, në në garën Trofeu Val Camonica, në kuadër të Kampionatit Evropian.
Paraqitja e Kaçandollit e ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
“Kosovari Valdet Kacandolli doli i katërti me Suzuki Swift Sport R-N5 të tij verdheblu, impresionoi me paraqitje të shkëqlyeshme gjatë gjithë fundjavës”, kështu shkruajnë mediat gjermane për garuesin nga Kosova.

Gara e fundit u mbajt në Itali, ku Valdet Kaçandolli, dha më të mirën si garues, por u penalizua nga vetura e tij që nuk ishte në nivelin më të mirë performues kundrejt garuesve të tjerë në grup.
Sfidat e ardhshme të tij do të jenë në Poloni, Zvicër, Slloveni e Kroaci.



