Piloti i Aprilia-s, Jorge Martin, pritet të mungojë në testet parasezonale të MotoGP-së në Sepang, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht pas dy operacioneve të kryera gjatë dimrit, raportojnë mediat spanjolle.
Dy herë kampioni i botës pati një sezon shumë të vështirë në vitin 2025, duke marrë pjesë vetëm në shtatë nga 22 gara për shkak të lëndimeve të shumta. Operacionet e fundit në dorën e majtë dhe klavikulë vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në testet e 3–5 shkurtit në Malajzi.
Sezoni i ri i MotoGP nis me Çmimin e Madh të Tajlandës, nga 27 shkurti deri më 1 mars.



