Juventus e ka seriozisht për Zhegrovën
J

Juventus e ka seriozisht për Zhegrovën

Skuadra e njohur italiane, Juventus, duket se e ka seriozisht për transferimin e Edon Zhegrovës në afatin kalimtar të verës. Sipas gazetës më të madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova shihet si “artist i driblimeve” nga drejtori i skuadrës Guintoli, i cili tashmë ka nisur punën për ta afruar.

Juventus është i gatshëm të nisë negociatat me Lillen, skuadër që kërkon 15 milionë euro për kartonin e kosovarit. Gjithsesi bardhezinjtë janë të interesuar edhe anësorë të tjerë si Nicolas Pepe, Mason Greenwood dhe Erik Lamela.

Zhegrova ka mahnitur të gjithë këtë sezon te Lille, duke kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime. Anësori kërkohet edhe në Bundesligë, nga klubet si RB Leipzig e Borussia Dortmund si dhe Sociedadi i La Ligas.

TË FUNDIT