Valdet Kaçandolli vazhdon të shfaqet në pistat më prestigjioze të Kampionatit Evropian në disiplinën Hill Climb, ku sfidat, problemet e sakrificat janë nga më të ndryshmet.
Pas paraqitjeve shumë të mira në garat paraprake, Kaçandolli në fundjavën që shkoi nuk pati fat në Sternberk të Çekisë.
“Vozitja në xhiron e dytë nuk më shkoi siç e kisha parashikuar. Fillimisht e ‘kapa’ mbrojtësen e shtegut ku më humbi trajektorja e më pas dola prej tij”, ka shkruar Kaçandolli në profilin e tij në Facebook.
Mirëpo, ai është i vendosur ta ndjekë deri në fund ktë aventurë tepër sfiduese dhe menjëherë ka nisur punën për garën e radhës.
“Bashkë me ekipin tim do të bëjmë të pamundurën për të qenë gati për garën e kësaj fundjave që mbahet në Glassbachrennen të Gjermanisë”, ka shtuar Valdeti, i cili i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.



