Valdet Kaqandolli po e vazhdon aventurën e tij në FIA Hill Climb Championship.
Në këtë fundjavë, në Glasbachrennen të Gjermanisë, u mbajt gara e pestë, në të cilën Valdeti u rendit i pesti, plasman që nuk e kënaqi, por gjithsesi ishte i rëndësishëm për rrjedhën e kampionatit.
“Ky rund nuk ishte i favorshëm për ekipin tonë, duke u nisur nga kushtet atmosferike, që ndryshonin nga çasti në çast. Pastaj, në vozitjen e dytë patëm probleme teknike me bolidin, por që fatmirësisht u rendita në pozitën e pestë, duke i shtuar 10 pikë që janë shumë të vlefshme për plasmanin gjeneral”, është shprehur Kaçandolli pas garës.
Ai është optimist që në garën e radhës, në Ascoli të Italisë, të ketë paraqitje më të mirë, ndërsa i ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin në këtë sfidë aspak të lehtë.



