Kampioni i botës befasoi tifozët me veturën e tij (VIDEO)
K

Kampioni i botës befasoi tifozët me veturën e tij (VIDEO)

Futbollistët e Paris Saint-Germain janë mësuar me luksin e shfrenuar, ndaj parkingu i klubit në Paris ngjan më shumë me një ekspozitë të makinave më të shtrenjta në botë. Por mes makinave që kushtojnë qindra mijëra euro, spanjolli Fabian Ruiz u bë surpriza e madhe në rrjetet sociale.

Ndërsa shokët e skuadrës garojnë se kush do të sjellë makinën më luksoze, Ruiz zgjodhi modestinë dhe prakticitetin. Sipas të dhënave të La Vanguardia, diferenca mes makinave të lojtarëve të PSG-së është e jashtëzakonshme.

Lucas Hernandez lëviz me një Rolls-Royce Spectre të modifikuar nga Mansory, me vlerë rreth 700.000 euro, ndërsa Ousmane Dembele ka një Bentley Bentayga që kushton rreth 500.000 euro. Nuno Mendes ka zgjedhur një Mercedes G-Class Brabus me vlerë rreth 385.000 euro.

Në këtë panoramë luksi, Fabian Ruiz u shfaq me një Smart Fortwo Brabus, një makinë vetëm 2,7 metra të gjatë.

Versioni sportiv Brabus kushton rreth 40.000 euro, pra shumë herë më pak se Rolls-Royce dhe Bentley-t e shokëve të tij.

Zgjedhja e Ruiz shkaktoi reagime pozitive nga tifozët në mbarë botën, të cilët e vlerësuan faktin se kampioni i botës me Spanjën nuk ka nevojë të tregojë pasurinë e tij përmes makinave luksoze.

Ndërkohë, vëmendje mori edhe Bradley Barcola, i cili u pa me një Lamborghini Urus rreth 300.000 euro, duke përshëndetur tifozët nga makina teksa udhëtonte nëpër Paris.

TË FUNDIT