Sulmuesi anglez, Harry Keane, vlerëson se ende ka kohë që sezoni per Bayern Munich të cilësohet i mrekullueshëm.
Ai ka folur përpara ndeshjes së dytë çerekfinale në shtëpi të mërkurën kundër Arsenalit.
Pavarësisht rezultatit të barabartë në ndeshjen e parë në Londër, 2-2, Keane dhe skuadra e tij janë të vendosur të japin maksimumin në sfidën e dytë.
Kapiteni i ekipit të Anglisë, është ende pa një trofe të madh në karrierën e tij, ndërsa ka theksuar rëndësinë e fitores në Champions League për të ndryshuar fytyrën e sezonit për Bayern.

“Dëshira për të fituar Champions League është shumë e qartë brenda klubit tonë. Nëse nuk fitojmë çfarëdo titulli këtë sezon, do të quhet një sezon i dështuar për ne. Kemi ende mundësinë për të kthyer gjithçka në një sezon të mrekullueshëm nëse e fitojmë këtë trofe”, ka deklaruar Kane.
Derisa Bayern Munich synon të përfitojë nga ky shans i fundit për t’u shpallur kampion, rivalët e tyre nga Bundesliga, Bayer Leverkusen, kanë konfirmuar titullin e kampionatit për këtë edicion.



