Kriza te Ferrari po thellohet pas përplasjes mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Las Vegasit.
Eksperti i Formula 1, Ralf Bach, duke iu referuar një bisede me ish-këshilltarin e Red Bullit, Helmut Marko, thotë se Leclerc duhet të marrë një dënim të rëndë, madje edhe të pezullohet.
Përplasja ndodhi në xhiron e 38-të, kur Leclerc tentoi ta parakalonte Hamiltonin, por goditi rrotën e pasme të makinës së britanikut. Incidenti ndodhi vetëm pesë kthesa pasi shefi i ekipit, Fred Vasseur, kishte urdhëruar pilotët të mos sulmonin njëri-tjetrin.
“Tani duhet të shfaqet kartoni verdhë-kuq. Piloti duhet të pezullohet”, është qëndrimi i Markos, sipas Bach.
,fit(700:467))
Ndërkohë, Vasseur po përballet me presion të madh, pasi mosmarrja e masave mund t’ia dobësojë autoritetin dhe madje të rrezikojë pozitën e tij në Ferrari.
Për momentin, Ferrari nuk ka konfirmuar pezullimin e Leclerc, ndërsa garat e fundit në Katar dhe Abu Dhabi mund të jenë vendimtare për të ardhmen e ekipit.



