Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, duke triumfuar si mysafir ndaj Dijon-it me rezultat 84:93.
Sfidë e mbushur me emocione dhe dramë, ku prizrenasit treguan karakter dhe lojë të fortë në momentet vendimtare.
Kjo fitore u jep “portokallezinjve” një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e radhës, pasi Bashkimi e përmbyll grupin me tri fitore dhe tri humbje, bilanc të njëjtë me skuadrën franceze të Dijon-it./AutoPortali



