Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, është shpallur fitues i “Topit të Artë” për vitin 2025, duke lënë pas në garë talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.
Sulmuesi francez u rikthye mbrëmë në stërvitje me PSG-në pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku u prit me entuziazëm nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.
Atmosfera në kampin parisien ishte festive, ndërsa bashkëlojtarët e përgëzuan për suksesin më të madh individual në karrierën e tij.
Një moment interesant ndodhi kur Achraf Hakimi, shoku i tij i ngushtë në ekip, iu drejtua me humor: “Tash e tutje duhet të vishesh me kostume!”, duke iu referuar statusit të ri si fitues i Topit të Artë.
🌕 « Maintenant que tu es Ballon d’Or, je veux que tu viennes tout le temps en costume ! » 🤵♂️😂
Le retour du Ballon d’Or 2025 au Campus PSG !#BallonDor pic.twitter.com/Free88Exxm
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 23, 2025
Edhe trajneri Luis Enrique u shfaq shumë i emocionuar. Ai iu afrua Dembele-s në stërvitje, e përqafoi dhe madje i dha një puthje simbolike trofeut të çmuar.
Triumfi i Dembele-s vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje dhe duke treguar formë të shkëlqyer, si në ligën franceze, ashtu edhe në garat evropiane. /AutoPortali



