Lojtari që paguhet më shumë në Ligën Premiere është mesfushori belg Kevin de Bruyne. Lojtari i Manchester City paguhet 24.79 milionë euro në vit. Në vendin e dytë të renditjes ndodhet shoku i tij i skuadrës Erling Braut Haaland, me 23.24 milionë euro.
Këto janë të dhënat e “Spotrac” për pagat e futbollistëve.
Në vendin e tretë është mesfushori brazilian Casemiro, i cili arrin në 21.69 milionë euro në radhët e Manchester United. Ndërsa në vendin e katërt është Mohamed Salah (Liverpool), i cili fiton po aq sa braziliani.
Në vendin e pestë është një futbollist anglez, Raheem Sterling i Chelseas, që mbyll “Top-5 më të paguarit” me një pagë vjetore prej 20.14 milionë euro.



