Është publikuar lista e 10 kandidatëve për çmimin “Yachine Trophy”, që vlerëson portierin më të mirë të vitit 2025.
Në mesin e tyre janë emra të njohur si Alisson Becker, Yassine Bounou, Thibaut Courtois, Gianluigi Donnarumma, Emiliano Martinez dhe Jan Oblak, transmeton AutoPortali.

Donnarumma konsiderohet favorit, falë paraqitjeve vendimtare me PSG-në, që këtë vit fitoi Ligën e Kampionëve.



