Këta janë tre personat që lejohen të vizitojnë Michael Schumacherin
K

Këta janë tre personat që lejohen të vizitojnë Michael Schumacherin

Gjendja shëndetësore e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, mbetet e fshehtë që prej aksidentit të rëndë me ski në Alpet Franceze, gati 12 vite më parë. Pas dëmtimeve të rënda në kokë, ai u vendos në koma të induktuar dhe më vonë u transferua për kujdes në shtëpinë familjare në Zvicër, nën kujdesin e gruas së tij Corinna dhe dy fëmijëve, Mick dhe Gina-Maria.

Vetëm tre persona jashtë rrethit familjar lejohen ta vizitojnë personalisht Schumacherin:

Jean Todt – ish-shefi i tij te Ferrari, mik i ngushtë dhe mbështetës i familjes. Ai ka thënë se e viziton rregullisht dhe se e sheh ende Schumacherin si pjesë të jetës së tij, edhe pse “nuk është më i njëjti Michael si dikur”.

Ross Brawn – ish-inxhinieri teknik i Schumacherit që ka punuar me të te Benetton, Ferrari dhe më vonë te Mercedes. Ata kanë ndarë suksese të mëdha së bashku dhe ruajnë një lidhje të veçantë.

Gerhard Berger – ish-pilot austriak dhe rival i Schumacherit në pistë në vitet ’90. Sipas Telegraph, Berger është personi i tretë që ka leje për ta vizituar.

Mediat kanë spekuluar shpesh për paraqitje publike të Schumacherit, përfshirë një martesë të vajzës së tij në Mallorca, por shumica e këtyre thashethemeve janë mohuar nga familja.

TË FUNDIT