Pas përfundimit të fazës së play-off-it, janë përcaktuar të gjitha 36 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.
Katër skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin janë Copenhagen, Benfica, Qarabag dhe Club Brugge, të cilat iu bashkuan më herët Kairat Almaty, Bodo/Glimt dhe Pafos si skuadra që kaluan me sukses këtë fazë, transmeton AutoPortali.
Ceremonia e shortit për fazën e ligës do të mbahet nesër, më 28 gusht, në orën 18:00, ku ekipet do të ndahen në katër vazo, bazuar në koeficientin e UEFA-s.
Secila skuadër do të përballet me gjithsej gjashtë kundërshtarë, dy nga secila vazo (një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë), sipas formatit të ri të prezantuar nga UEFA.

Rregullat kryesore të shortit:
Skuadrat nuk mund të përballen me ekipe nga e njëjta ligë kombëtare.
Asnjë skuadër nuk do të luajë më shumë se dy herë kundër ekipeve nga i njëjti vend.
Si do të funksionojë faza eliminatore:
Pas përfundimit të fazës së ligës, që do të zhvillohet nga 16 shtatori deri më 28 janar, ekipet do të ndahen sipas renditjes në tabelë:
8 ekipet e para në renditje do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-ës së finales.
Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë play-off me dy ndeshje (vajtje-kthim) për të përcaktuar tetë skuadrat që do t’u bashkohen të parave në raundin e 16-të.
Kalendari i ndeshjeve:
Faza e ligës: 16 shtator – 28 janar
Play-off:
Ndeshjet e para: 17 dhe 18 shkurt
Ndeshjet e kthimit: 24 dhe 25 shkurt
1/8 e finales:
Ndeshjet e para: 10 dhe 11 mars
Ndeshjet e kthimit: 17 dhe 18 mars
Çerekfinalet:
Ndeshjet e para: 7 dhe 8 prill
Ndeshjet e kthimit: 14 dhe 15 prill
Gjysmëfinalet:
Ndeshjet e para: 28 dhe 29 prill
Ndeshjet e kthimit: 5 dhe 6 maj
Finalja: 30 maj, në Puskás Aréna, Budapest, Hungari



