Kinezët befasojnë sërish: 30.000 porosi për një orë, SUV-i luksoz kushton vetëm 17.000 euro
K

Kinezët befasojnë sërish: 30.000 porosi për një orë, SUV-i luksoz kushton vetëm 17.000 euro

Marka kineze ArcFox, pjesë e gjigantit BAIC, ka prezantuar SUV-in e ri Alpha T7, i cili ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm. Brenda vetëm një ore nga hapja e porosive janë regjistruar mbi 30.000 rezervime.

Me një gjatësi prej 5,02 metrash, Alpha T7 ofron një dizajn modern dhe një kabinë të pajisur me ekran gjigant 43,3-inç dhe një ekran qendror 17,3-inç. Automjeti ka gjithashtu 27 sensorë dhe sisteme të avancuara për drejtim dhe parkim automatik.

Versioni elektrik, me 304 kuaj fuqi, ofron deri në 715 km autonomi, ndërsa varianti me zgjatues autonomie mund të përshkojë deri në 1.315 km me një rezervuar të plotë dhe bateri të karikuar.

Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është çmimi: versioni bazë nis nga rreth 17.000 euro, ndërsa varianti tërësisht elektrik kushton vetëm rreth 500 euro më shumë.

Për tregun evropian, këto çmime duken vërtet të jashtëzakonshme.

TË FUNDIT